Gjykimi për rastin “Target dhe fortesa”, për përgjimet masive ilegale të rreth 20 mijë qytetarëve pa urdhër gjyqësor nga ana e DSK-së në vitet 2008 -2015 , vazhdoi me pyetje të kryqëzuara të të akuzuarit , ish shefit të të DSK- së Sasho Mijallkov , drejtuar dëshmitarit Zvonko Kostovski , i punësuar në MPB, personi që bashkë me Gjorgji Llazarevskin, zbuluan përgjimet.
Mijallkov tha kur u janë prezantuar pajisjet për përgjim nga pala Izraelite, vetë ka dëgjuar drejtpërdrejt si demonstrim, rreth 30 telefonata nga numra të rastësishëm. Për të ky fakt tregon se nuk ka asnjë garanci se dikush tjetër që posedon aparaturë të njëjtë, nuk mund të përgjojë ilegalisht.
Por Kostovski u përgjigj se në përgjimet eventuale nga aparatura të tjera, që nuk janë nën pronësi të DSK-së e nuk janë të lidhura me stacionin bazë, zëri i palës së dytë vjen i paqartë madje edhe nuk dëgjohet në disa raste.
Vetëm në përgjimet përmes aparaturave të sistemit të ndjekes së DSK-së, sipas tij, cilësia e zërit është shumë e mirë nga të dyja palët. Pikërisht cilësia sipas Kostovskit, vërteton se mijëra biseda të qytetarëve që i kanë nxjerrë nga MPB, janë bërë me pajisjet e atëhershme profesionale.
Mijallkov akuzoi edhe se dy personat që nxorrën përgjimet jan ëpaguar për ta bërë këtë, e madje tha se në xhirollogaritë e tyre janë shfaqur papritmas 40 mijë dhe 100 mijë euro, por Kostovki e hodhi poshtë si të pavërtetë këtë akuzë dhe kërkoi dëshmi. Të akuzuar poër këtë rast janë edhe Gordana Jankullovska ,Toni Jakimovski dhe 6 të pnësuar në DSK. Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati në Greqi.