Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën 66 në ndeshjen që po luhet në ‘Elbasan Arena’ kundër Moldavisë.
Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi golin e parë për kuq e zinjtë, duke ndezur atmosferën në shkallet e stadiumit.
Ekipi shqiptar është përpjekur disa herë edhe gjatë pjesës së parë për të gjetur rrugën e rrjetës, por ka ishte i pafat, ndonëse dominoi lojën.