Policia me biçikleta në aksion, gjobit edhe Ledri Vulën.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë një aksion në lagjen “Pejton” të Prishtinës, ku ka gjobitur vozitësit që kanë parkuar veturat e tyre në vende jo të duhura.
Ndër të gjobiturit është edhe reperi Ledri Vula dhe kjo tregon se ata nuk po kursejnë askënd.
Ky aksion i policisë ishe paralajmëruar ditë më parë.