Treni i linjës Beograd-Shkup rreth orës 18:00 është përfshirë nga flakët, nga arsye ende të panjohura.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Levosojë (Bujanoc) pak para kryqëzimit me rrugën. Treni ishte me mallra, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Nuk ka informacione më të detajuara mirëpo mësohet që qarkullimi hekurudhor në këtë pjesë është ndërprërë.