Pamela Anderson ka akuzuar publikisht të tani më ish-dashurin e saj Adil Rami se është një “gënjeshtar”, pasi që ai e ka tradhëtuar atë që dy vite me radhë, shkruan Daily mail.
Pamela nuk e përmendi emrin e të dashurës sekrete por mendohet se ajo është ish-gruaja e Adil Rami me të cilin ka dy fëmijë.
Adil Rami shpejt ka reagur në Instragram se është faji i tij që nuk e ka bërë të ditur lidhjen e tij të ngushtë me ish-gruan.
Ai ka postuar një foto me Pamelën poashtu.
“Ndarja nuk është e lehtë. Shpesh në këso situata emocionet marrin gjërat në kontroll”, ka shkruar futbollisti i klubit Valencia.