Policia kontrolle në Shkup, mbi 40 vetave i janë konfiskuar patenta e shoferit

Policia gjatë fundjavës ka kryer kontrolle intensive në rajonin e Shkupit.

Marketing

Sipas njoftimit të sektorit të punëve të brendshme në Shkup, gjatë kontrolleve në komunikacion, 41 drejtuesve të makinave u janë konfiskuar patentat e shoferit, për shkak të gjendjes së dehur dhe pranisë së alkoolit në gjak.

Një pjesë e tyre kanë refuzuar kontrollet policore.

Në 43 raste ka pasur gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit.