Van Der Lyen merr timonin e KE-së

Me 383 vota pro Parlamenti Evropian zgjodhi Ursula Van Der Leyen presidente të Komisionit Evropian.

Marketing

Von der Leyen kaloi pragun për 7 vota më tepër nga ajo që i nevojiteshin për të marrë postin e kryesueses së ekzekutitvit të BE-së.

“Më pret përgjegjësi e madhe dhe puna ime filloi që nga ky moment “ – tha në fjalimin e saj von der Leyen pasi që kryetari i PE-së Sasoli i konfirmoi fitoren.

Von der Leyen kërkoi bashkëpunim me institucionet tjera të BE-së, që sipas saj, bashkë të bëjnë më të mirë dhe të ardhmen e Evropës.

“Ndjehem e nderuar dhe e tronditur. Falenderoj për besimin që ma dhatë. Besimin që e dhatë në mua është besimi që vendosët për Evropën. Detyrën që ma dhatë, më përul mua. Puna ime fillon tani. Le të punojmë bashkë në mënyrë konstruktive Çështjet i kemi përpara ndësa bashkë bëjmë Evropën”, u shpreh kryetarja E KE-së, Ursula Von Der Leyen.

Paraprakisht në debat me deputetët evropjan, von der Leyen paraqiti programin se ku do të fokusohet në pesë vitet e ardhshme. Siguroi se do të punoj në zgjerimin e BE-së dhe kërkoi nga BE të shpërblej vendet aspirante për anëtarsim krahas kritereve të përmbushura.

Programi për sfidat me ndyyshimet klimatike, pakti për azil dhe migracion, përkushtimi për një Evropë të barabartë janë prioritetet e kryetares së Komisionit Evropian në mandatin e saj.

Puna e saj zyrtarisht fillon me 1 nëntor dhe në këtë post zëvendëson kryetarin e deritanishëm të KE-së Zhan Klod Junker.