Pep Guardiola i ka hapur derën largimit të Leroy Sane nga Manchester City, duke i thënë gjermanit se mund të ikë nëse nuk është i lumtur.
Sane ka muaj që ndiqet nga Bayern Munich, por City e vlerëson 100 milionë euro lojtarin.
Megjithatë, pasi tha se pret që Sane të qëndrojë në Etihad, Guardiola ka dyshime e tij, për shkak se sulmuesi i majtë nuk ka pranuar të rinovojë me klubin anglez.
Kur pyetet nëse Sane do të qëndrojë te kampionët e Premier League, trajneri spanjoll thotë: “Po. Klubi i ka bërë një ofertë vitin e kaluar, por e kam thënë shpesh se dua që lojtarët të jenë të lumtur.
Do ta ndihmojmë të bëhet më i mirë pasi e dimë potencialin e tij. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur, por nëse duan të largohen, mund ta bëjnë.”