Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) është e vendosur dhe e përkushtuar në afat sa më të shpejtë të sillet Ligji për Prokurorinë publike me qëllim të vetëm të sigurohet deri në fund shtet i së drejtës dhe të mos lejohet të iket nga përgjegjësia.
Qytetarët janë të lodhur nga shtyrjet e zgjidhjes dhe kërkojnë drejtësi, menjëherë, ndërsa partitë dhe deputetët, veçmas opozita nuk guxojnë të vonohen asnjë ditë më shumë.
E ftojmë opozitën, VMRO-DPMNE të tregojë angazhime të sundimit të së drejtës dhe ndërtimit të institucioneve të forta të cilat në mënyrë të pakompromis do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit në gjitha nivelet e shoqërisë.
Propozim ligji për Prokurorinë publike i miratuar nga Qeveria ka hyrë në procedurë parlamentare dhe presim diskutim thelbësor nga gjitha partitë politike në interes të qytetarëve, drejtësisë dhe progresit në eurointegrime.
Mbetemi të angazhuar në dialog të sinqertë dhe parimor e cila do të sjell rezultat në interes të vendit.
Qendra për komunikim me opinionin pranë LSDM-së