Të paktën 17 persona humbën jetën sot pasi u rrëzua një aeroplan i armatës pakistaneze në një zonë banimi në qytetin Ravalpindi.
Në mesin e të vdekurve dy janë pilotë, tre anëtarë të ekuipazhit dhe 10 civilë. Dymbëdhjetë persona janë lënduar.
Pasi ishte rrëzuar aeroplani në rajonin e kompleksit tregtar “Rabi centër” kishte shpërthyer një zjarr i madh i cili kishte kapluar disa shtëpi. Aeroplani realizonte fluturime trajnuese dhe për momentin shkaku për rrëzimin nuk dihet.