Zabrçanec: Bisedat me komikët rus aktivizuan shërbimet për realizim të protokollit

Këto ditë janë aktualizuar shumë tema lidhur me Propozim planin për aksionin kundër shpërndarjes së dezinformatave të cilin plan e ka realizuar Qeveria, në një pjesë të madhe opinion ka reaguar pse është punuar nga qeveria e jo nga sektori joqeveritarë ose mediat e më pas është konstatuar si cenzurë dhe pengesë e fjalës së lirë por megjithatë janë pajtuar se dezinformimin e kemi secilën ditë dhe duhet të luftojmë me atë, protokollet dhe institucionet duhet të respektojnë atë por duhet mënyrë e vërtetë që të përballemi me atë, këto janë komentet që janë bërë nga këshilltari i kryeministrit Zaev, Marjan Zabrçanec.

Marketing

“Ky nuk është plan që të cenzurojë mediat, por është plan me qëllim të përbashkët me institucionet, mediat, organizatat joqeveritare, shërbimet mediale, secili në punë të tij bashkë të ndihmojmë në plasimin e të vërtetës dhe luftë kundër dezinformimit, duam të bëhemi partner me shoqërinë qytetare e jo të cenzurojmë atë”, kështu ka deklaruar Zabrçanev.

Ai mes tjerave ka shtuar se shkak i bisedave që kanë ndodhur mes kryeministrit Zaev dhe komikëve rus janë shtuar masat në protokoll të kryeministrit.