Sulm terrorist në Norvegji, ky është i dyshuari

Në Oslo të Norvegjisë dyshohet për një sulm terrosrist në një xhami. I dyshuar për sulmin është një 21 vjeçar i identifikuar si Philip Manshaus që u paraqit në gjykatë me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit.

Marketing

Sipas asaj që tregohet në mediat e huaja i dyshuari ka hyrë në një xhami ku po luteshin me dhjetëra besimtarë. I dyshuari ka hyrë në xhami me armë. Dy armë u gjetën brenda xhamisë dhe besohet të jenë të lidhura me të dyshuarin, tha policia.

Një grua u gjet më vonë e vdekur. Ai u ndalua nga Imran Mushtaq, anëtar i bordit në xhaminë Al-Noor një burrë 65 vjeç gjatë sulmit në Qendrën Islamike Al-Noor në Baerum, vend në perëndim të Oslos.

Prokurorët do të kërkojnë që Manshaus të burgoset për katër javë, me izolim të plotë, si dhe ndalime letrash, vizitorësh dhe mediash, sipas një deklarate të lëshuar nga policia të hënën. Në deklaratë thuhet se masa ekstreme u mor, për shkak të rrezikshmërisë tepër të lartë të Manshaus.

Sipas policisë, norvegjezi ishte një simpantizant dhe kishte lavdëruar figura si Vidkun Quisling, udhëheqësi i Norvegjisë nën okupimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa dyshohet të jetë frymëzuar edhe nga Brenton Tarrant, i riu që shkaktoi tragjedi në një xhami në Zelandën e Re. 21 vjeçari nuk i ka pranuar akuzat.