Një mal mes fshatrave Llaskarcë dhe Bukoviç të Shkupit është përfshirë nga flakët që në orët e paraditës. Për shkak të thatësirës dhe motit të nxehtë, zjarri ka filluar që të zgjerojë perimetrin duke vënë në rrezik banorët e kësaj zone.
Zjarrëfikësit e rajonit të Shkupit, për Alsat thanë se kanë dal në terren me të gjitha kapacitetin e mundshëm për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe se do të jenë aty deri në shuarjen e plotë.
Të gatshëm për të asistuar janë shprehur edhe nga njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.