U nënshkruan protokollet për “One stop shop” në vendkalimin Tabanoc-Preshevë

Me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetar[ve dhe tregtisë dhe lehtësimit të komunikacionit përmes kufirit shtetëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dje në Shkup u nënshkruan protokolle të posaçme për implementimin e Marrëveshjes për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc – Preshevë, mes institucioneve kompetente të të dy vendeve.

Marketing

Siç kumtoi MPB, nënshkrimi i protokolleve pason pas parafimit të Marrëveshjes mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në Beograd më 12 korrik për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanoc-Preshevë nga ana e ministrit Oliver Spasovski dhe kolegut të tij serb, Nebojsha Stefanoviq.

Gjatë nënshkrimit të protokolleve delegacionet i kryesonin sekretarët shtetërorë të të dy ministrive, Magdalena Nestorovska dhe Milosav Miliçkoviq.