Prokurorja Vilma Ruskoska që po heton rastin “Reket” theksoi se ende po punohet në planin e hetimeve financiare se ku kanë përfunduar 1.5 milionë eurot që biznesmeni Orce Kamçev i kishte dhënë Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Zoran Kiçeec për të mbyllur hetimet për rastin “Perandoria”, pasi që ai ishte në listën e të dyshuarve kryesor për pastrim parash dhe veprime tjera të paligjshme.
Ruskoska tha se e dijnë se ku kanë përfunduar dhe ku janë një pjesë e parave, ndërsa për pjesën tjetër po vijojnë hetimet.
Sipas saj, gjatë bastisjes së shtëpisë së Jovanovskit janë gjetur shumë dëshmi që lidhen me audio materialin e publikuar mbi këtë rast ndërkohë që edhe dokumentacione nga Prokuroria speciale lidhur me një pjesë të madhe të biznesmenëve në rastet Perandoria dhe Banka Postale.