Gjobitet me 572 milionë dollarë gjiganti farmaceutik, propagandoi rrejshëm efektet e një ilaçi

Gjykata në Cleveland ka urdhëruar gjigantin farmaceutik amerikan Johnson & Johnson që t’i paguajë Oklahomas mbi 572 milionë dollarë se ka ndihmuar në përhapjen e epidemisë së opioideve.

Marketing

Aktvendimi është i pari kundër një prodhuesi të barnave në betejën e vazhdueshme në SHBA kundër krizës së opioideve.

Gjykatësi i rrethit të Qarkut Cleveland, Thad Balkman urdhëroi që fondet të përdoren për të ndihmuar Oklahoman në ballafaqimin e saj me problemin e ilaçit.

Padia fillimisht u ngrit nga avokati i përgjithshëm i Oklahomas, i cili argumentoi se kompania ka prodhuar sasi më të mëdha të qetësuesit të papërpunuar nga sa kanë përdorur kompanitë e tjera për të bërë qetësuesit e tyre.

Ai tha se Johnson & Johnson ishte përfshirë në një fushatë agresive dhe mashtruese në përpjekje për të portretizuar barnat e tyre si të sigurta dhe efektive, si dhe duke minimizuar rreziqet e varësisë që lidhen me ilaçet.

Balkman tha se në vendimin prej 42 faqesh thuhet se marketingu i kompanisë ishte “i rremë, mashtrues dhe i rrezikshëm”, i cili çoi në “rritje të nivelit eksponencial të varësisë, vdekjeve nga mbidoza dhe sindromin e abstinencës neonatale”.

“Si çështje juridike, unë konstatoj se veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëme”, shkroi gjyqtari, duke iu referuar ligjit përkatës të shtetit nën të cilin ishte ngritur padia.

Johnson & Johnson pritet të apelojnë aktvendimin.

Marketing