Rakitic qëndron në Barcelonë

Ivan Rakitic ishte thënë se do të largohet nga Barcelona këtë verë, por skuadra katalunase ka vendosur që mos ta shes mesfushorin kroat.

Marketing

Disa klube e kanë treguar interes për Rakitic, derisa Barcelona dëshironte ta përfshinte në ofertën e tyre për Neymar. Tani, 31 vjeçari mund të fokusohet në futboll dhe do të kërkon që ta rimerr në vendin në formacionin e Ernesto Valverdes.

Vendimi i Rakitic për të mos marrë pjesë në ndeshjet e Kroacisë kundër Sllovakisë dhe Azerbajxhanit që ka bërë të ngritet alarmi në kampin e Kroacisë me trajnerin Zlatko Dalic që ka shpjeguar arsyet e mesfushorit për këtë gjë.
“Kam folu me të”, ka thënë Dalic.

“Ai ende nuk e ka zgjedhur të ardhmen e tij me klubin dhe në këtë moment ai nuk është gati të luajë me Kombëtaren”.
Për Rakitic, është thënë se ai nuk dëshiron që të përfshihej në marrëveshjen për Neymar – në një mënyrë kaq publike s’paku ashtu-pasi që Barcelona i ka thënë që dëshiron që ai mos të largohet.

Është e veçantë se si ai ishte një lojtar kryesor sezonin e kaluar, kishte luajtur 54 ndeshje. Deri me tani, këtë sezon, ai ka qenë në bankë në të tria ndeshjes i cili kishte hyrë për pak minuta në ndeshjen e parë kundër Athletic Club.
Roli i tij qartë ka ndryshuar, s’paku deri në fund të afatit të transferëve dhe nuk është nëse ai ka luajtur dobët në ndeshjet parasezonale: ai në fakt ishte njëri prej performuesve më të mirë në Barcelonës. Pavarësisht kësaj, Rakitic ka qenë i vendosur se ai të qëndrojë.

Juventus i është ofruar atij në orët e fundit, por lojtari ka dashur vet të rri në Barcelonë. Ai ka kontratë deri në qershorin e 2021 dhe qëllimi i tij është të vazhdojë që të luajë në Camp Nou në këtë sezon.

Bracelona deri me tani është duke punuar vetëm në largimin e Rafinha Alcantara i cili pritet ti bashkohet Denis Suarezit në huazim të Celta Vigo.

Marketing