Shumë emocione dhe lot në intervistën e Cristiano Ronaldo.
Pesëherë fituesi i “Topit të artë” u emocionua shumë kur gazetari ia kujton humbjen e të atit.
“Gjëja që më mërzit më tepër është se babai im nuk ka parë asgjë nga ato që kam arritur unë dhe kush jam bërë unë sot. Jam numri 1 në botë dhe ai nuk di asgjë”, shprehet Ronaldo.
CR7 njihet si një lojtar jashtëzakonisht i fortë fizikisht dhe emocionalisht, por në këtë intervistë ai nuk arriti ta fsheh pikën e dobët.
Babai i Ronaldos ka ndërruar jetë në vitin 2005.