Osmani nikoqir i Karl- Hajnc Lamberts, Kryetar i Komitetit Evropian të Rajoneve

Zëvendëskryeministrti për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Kryetarit të Komitetit Evropian për Rajone, Karl Hajnc Lamberts, i cili nga sot për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Lamberts do të mbajnë takim në të cilën do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit e cila po zhvillohet përmes Komitetit të Përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të vendit për harmonizimin e rregullave, standardeve dhe vlerave evropiane në të gjitha nivelet. Krahas aktualiteteve lidhur me integrimet evropiane, do të hapen dhe temat e zhvillimit të autoriteteve lokale, decentralizimi, bashkëpunimi përmes pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe shkëmbim i praksave të mira mes rajoneve dhe qyteteve evropiane.
Në kuadër të vizitës, Lambrets do të takohet edhe me Kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të mbajl takime të ndara me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Vetëqeverisjes Lokale, Nikola Dimitrov dhe Goran Malevski. Në agjendën e Lambrets është paraparë edhe takim i përbashkët me Petre Shilegov, Kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetar i komunës së Shkupit dhe me Blagoj Boçvarski Bashkë-kryesues i Delegacionit të republikës së Maqedonisë së Veriut në punën e Komitetit të Përbashkët Konsultativ.

Marketing
Marketing