“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi arrin 500 milionë klikime në YouTube.
Kënga më e njohur e më e dëgjuar në gjuhën shqipe në botë është padyshim ‘Bon Bon’-i i Era Istrefit.
Videoklipi i kësaj kënge që i ka dhënë famën ndërkombëtare Era Istrefit, ka arritur gati 700 milionë klikime në Youtube, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, është një këngë në gjuhën e cila ka bërë bujë pikërisht në Youtube, disa vite para BonBon-it, e cila në kohë rekorde ka arritur të mbledhë 100 milionë klikime.
Ky projekt, i cili u publikua në janar të vitit 2013, saktësisht gjashtë vite më parë, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.
Bëhet fjalë për këngën ‘Të ka lali shqpirt’, nga Silva Gunbardhi me Dafin dhe Mandin.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Kënga “Të ka Lali” shpirt fiton 500 milionë shikime. Faleminderit nga zemra gjithë bashkëpuntorëve dhe mbi të gjitha faleminderit atyre që e mbështetën këtë këngë që në fillim”, ka shkruar Silva krahas këtij postimi në rrjetin social, Instagram.