Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Kossev ka thënë se Britania e Madhe nuk ka vija të kuqe në dialogun, por është kundër ndryshimit të kufijve midis dy shteteve.
“Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të qëndrojnë të përfshirë në procesin e dialogut, megjithëse nuk i takon bashkësisë ndërkombëtare të përcaktojë rrugën e ardhshme për Kosovën dhe Serbinë, por për vetë shoqëritë. Megjithatë, kjo mbështetje nuk është e pakufizuar, nuk ka linja të kuqe, por ka edhe parametrat, njëra prej të cilave është se nuk mbështesin ndarjen etnike dhe delimitimin”, u shpreh ai.
Duke folur për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadori tha se negociatat kishin rënë në përçarje këtë vit.
“Në këtë pikë, duket sikur asnjë palë nuk është e gatshme të ecë përpara, dhe ne duhet të shohim një ndryshim dhe mundësia për këtë mund të vijë pas zgjedhjeve. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, mbetet e përfshirë”, tha Abbott në të parën intervistë që nga ardhja në Kosovë.