Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën afër Vranjës në Serbi. Tre persona u plagosën rëndë.
I ndjeri ka qenë në një makinë me targa serbe, e cila ka dalë nga rruga pas një përplasjeje. Disa nga pasagjerët u plagosën.
Sipas mediave serbe, dy shtetas të tjerë të Maqedonisë u plagosën lehtë në makinën tjetër. Ata janë kthyer nga Holanda, ku sapo kanë blerë veturën.