Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është e dyshuar për rastin “Reket” sot paradite e shoqëruar nga policia ka mbërritur në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar.
Janeva në Prokurori do të shfrytëzoj të drejtën e saj për shqyrtim të dëshmive në rastin “Reketi”.
Prokurorja përgjegjëse, Villma Ruskoska në fillim të javës edhe zyrtarisht njoftoi se hetimi për rastin “Reket” ka përfunduar. Hetimi kishte filluar në korrik të këtij viti, kudër Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçaec, ndërsa më pas hetimi u zgjeruar edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski-Kiçaec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak.
Gjatë ditës së djeshme Boki 13 përsëri Boki 13 bashkë me avokatin e tij shqyrtuan dëshmitë e Prokurorisë në rastin “Reket”. Në mesin e tyre ishin incizimet audio dhe video që tashmë i publikoi gazeta djathtiste italiane “La verita”. Gjithashtu, kanë shqyrtuar edhe masat e posaçme hetuese, përderisa ka qenë i ndjekur Boki 13 për të cilat mbrojtja pohon se janë të parëndësishme për këtë lëndë.