NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup sot filloi aksion vjeshtor për pastrim të përgjithshme në komunën e Sarajit. Në kuadër të aksionit, ekipet e Ndërmarrjes do të bëjnë largim të deponive të egra, larje dhe fshirje me dorë dhe me makina të rrugëve kryesore dhe rrugëve dytësore. Në realizmin e aktiviteteve, në terren janë angazhuar 30 punëtorë, ndërsa nga mekanizimi përdoren katër autocisterna, tre automjete speciale komunale – fshesa, katër automjete speciale komunale – transportues, tre kamionë dhe ngarkues.
Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetari i komunës së Sarajit, Belerim Bexheti, shënuan fillimin e aksionit të sotëm me vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame dhe në shkollën e mesme “Saraj”
“NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, sot vazhdon t’i realizojë aksionet vjeshtore për pastrim të përgjithshëm në komunat e Shkupit që i filluam me rastin e Ditës Botërore për Pastrim. Në komunën Saraj do të jemi të angazhuar veçanërisht në mirëmbajtjen e nivelit sa më të lartë të higjienës dhe pastërtisë së oborreve dhe mjedisit në afërsi të institucioneve të arsimit, si dhe të monumentit natyror “Kanioni Matkë”, të cilin vitin e kaluar e morëm nën kompetencën tonë” – deklaroi drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani.