Në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.
Njëzetetetë shtete të Bashkimit Evropian (BE) kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat), transmeton Anadolu Agency (AA).
Eurostat publikoi të dhënat e importimit të kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafesë, 1 Tetorit.
Sipas kësaj, në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.
Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.
Vendi i parë që më së shumti ka eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili. Ky vend në vitin 2018 ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.
Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.