Avdurraman Fida, njeriu që sjell gazetën prej 20 vjetësh në Strugë

Avdurraman Fida që nga viti 1999 është personi që me bicikletë i bien rreth e rrotull qytetit të Strugës dhe tashmë të gjithë të vegjël dhe të mëdhenj e njohin si njeriun që sjell gazetën. Edhe pse jeta me të nuk është treguar shumë miqësore ai sërish është i kënaqur me të dhe mundohet të marri më të mirën prej saj.

Marketing

Ai me shpërndarjen e gazetave merrret që prej 20 vitesh, e filloi me gazetën e dikurshme ‘’Fakti’’ dhe gazetat e tjera ndërsa tani është shpërndarësi i gazetës ‘’KOHA’’. Jeta për Avdurramanin nuk është se ka qënë e lehtë që në moshë të re i është dashur të ponojë fortë për tu shkolluar dhe për të yshqyer familjen. Tregon se ka qënë studentë për tre vite në fakultetin e Gjeografisë në Prishtinë kohë në të cilën si rezultat i kushteve të vështira ka punuar në ndërtim kohë në të cilën pëson një aksident gjatë punës gjë që i ndryshon rrjedhën e jetës sepse i krijon një pamundësi fizike.

Pas këtij momenti Avdurrmani tregon se edhe pse i kufizuar për asnjë castë nuk ka rreshtur të punojë brenda mundësive të tija fizike në mënyrë që të ruaj krenarinë tij. Edhe pse tashmë ai ka një familje të mrekullueshme dhe dy djem dhe një vajzë me pasion kujton kohën në të cilën ka qënë student edhe pse këtë kapitull të jetës tashmë e ka mbyllur ndërprerja e detyruar e shkollimit është një nga pengjet e tija, shkruan Strugalajm transmeton gazeta Koha.

Si është dita e Avdurrmanit
Cdo ditë në ora 6 e 30 minuta ai udhëton nga fshati Koroshishtë në drejtim të qytetit të Strugës ku pasi bën pranimin e ekzeplarëve të gazetës fillon me shpërndarjen e sajë në gjithë qytetin.Në fillim tregon Avdurrmani shpërndarjen e filloi me klientët e rregulltë sic i quan ai ata të cilët për cdo ditë marrin gazetën, në këtë kategori ai fut të punësuarit në administratë dhe bizneset e Strugës dhe lexuesit e rregulltë për të cilët thotë se janë ata që kafen e parë të ditës nuk e pijnë pa parë njeherë gazetën ‘’KOHA’’.

Për Avdurrmanin gazeta është prioritet i ditës për shumë qytetarë të Strugës .Tregon se banorët e Strugës e kanë respektuar dhe në këto 18 vjet nuk ka pasur probleme përjashto kohën e konfliktit të 2001 kur ka patur disa fërkime të vogla por jo serioze sipas tij.Më shumë gazeta që mban mend se ka shitur ka qënë para disa viteve kur ka shitur plot 730 ekzeplar një shifër kjo goxha e madhe gjykuar kjo për Strugën duke patur në konsiderat që edhe në pika të tjera shpërndahet dhe shiten gazeta.

Ai aktulishtë është i kënaqur me punën që bën për të cilën thotë se e bën me pasion.’’Tashmë të gjithë më njohin sepse për 18 vjet këtë punë kam kryer.Besojë edhe në të ardhmen do të vazhdoj po këtë punë të kryej .Duke shpërndar gazeta kam arritur të rris fëmijët ’’thot ai.Si cdo profesion edhe shpërndarja e gazetave kërkon një strategji dhe qasje ndaj klientit sepse edhe kjo punë ka të fshehtat e saja të thotë Avdurramani.

Gazeta do i mbijetoj Faccebook-ut!

Edhe pse nuk e pranon Avdurrmani sërish ka një pasiguri për të ardhmen e medias së shtypur sepse tashmë digjitalizimi ka sjellur një momentë të ri ai është opotimistë se gazetat do vazhdojnë të shiten duke sjellur shembullin se ajo i mbijetoi radios ashtu dhe televizionit medie të cilat janë shumë më të vonshme se gazeta.’’Gazeta është ndryshe ajo ka mbijetuar prej qindra vitesh do të mbijetojë edhe kohën e Facebook-ut.Të lëxosh gazetën përvec se informohesh është edhe një kënaqësi më shumë sepse të bënë më social gjë që në internet nuk e merr dotë.Gazeta është një kultur më vete dhe me gjasë do të vazhdoj të jetoj’’thekson ai.