Bayern Munchen ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-7 në Londër në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Serge Gnabry ishte fjala kryesore e kësaj ndeshje duke realizuar “poker” për t’i dhënë fitore të madhe Bayernit.
Golat për anglezët i realizuan Heung Min-Son në minutën e 12-të dhe Harry Kane nga penalltia në minutën e 61-të.
Në anën tjetër për bavarezët në pjesën e parë realizuan dy gola me Kimmich në minutën e 15-të dhe Lewandowski në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë katër gola i shënoi Gnabry (53′, 55′, 83′ dhe 88′) dhe një Lewnadowski në minutën e 87-të.
Bayerni është në krye të grupit B me 6 pikë, e ndjekur nga Zvezda me 3 pikë, derisa Olympiacos dhe Tottenham kanë nga një pikë.
Kjo njëherit ishte humbja më e thellë e Spursave në Ligën e Kampionëve.