Petkovic fton vetëm dy shqiptarë në Kombëtaren e Zvicrës

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e ka publikuar listën e futbollistëve të zgjedhur për dy ndeshjet e radhës në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Vetëm dy nga 23 futbollistët e ftuar nga Petkovici janë me prejardhje shqiptare.

Marketing

Kombëtarja e Zvicrës do t’i zhvillojë dy ndeshje gjatë ditëve dy javëve të ardhshme, në kuadër të kampanjës kualifikues në Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.
Helvetikët fillimisht do të përballen me Danimarkën të shtunën, më 12 tetor, në orën 18:0 në Kopenhagë. Ndërsa, tre ditë më vonë, të martën e 15 tetorit, do ta presin Islandën në Gjenevë për ndeshjen që nis në orën 20:45.

Për këto dy përballje, trajneri Petkovic do të mundë të mbështetet në ndihmën e Granit Xhakës dhe Admir Mehmedi, ndërsa Xherdan Shaqiri mungon shkaku i një lëndimi e Albian Ajeti thjesht nuk është përfshirë në këtë listë.
Xhaka mund të mos e ketë shiritin e kapitenit në këto dy ndeshje të radhës, pasi që Stephen Lichtsteiner është kthyer në Kombëtaren e Zvicrës dhe ai është kapiteni i parë zyrtar i Zvicrës.

Lista e plotë: Yvon Mvogo, Jonas Omlin, Yann Sommer, Manuel Akanji, Loris Benito, Eray Cömert, Nico Elvedi, Stephan Lichtsteiner, Kevin Mbabu, Michael Lang, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Josip Drmiç, Breel Embolo, Edimilson, Remo Freuler, Mario Gavranoviç, Admir Mehmedi, Haris Seferoviç, Djibril Sow, Renato Steffen, Granit Xhaka dhe Dennis Zakaria.