Shekerinska në Bukuresht: Mbështetje e fuqishme për fillimin e negociatave

Rumania është mbështetës aktiv i Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u konfirmua në takimin e sotëm të zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me kryeministren rumune Viorika Dançilla dhe me ministrin e Mbrojtjes Nacionale Gabriel Beniamin Lesh në Bukuresht.

Marketing

“Maqedonia Veriore me të drejtë pret që javën e ardhshme ta marrë datën e shumëpritur për fillimin e negociatave inkuadruese me Unionin, jo që duam dhurata, por sepse e meritojmë këtë. Mënyra e vetme që vendi im të jetë modern, demokracia evropian është në fokusin tonë të jetë ardhmëria dhe prosperiteti i qytetarëve tonë”, deklaroi ministrja Shekerinska e cila qëndron për vizitë zyrtare në Rumani.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, kryeministrja rumune Dançila e ka uruar Shekerinskën për progresin që Maqedonia Veriore e ka bërë drejtë NATO-s dhe ka potencuar se Rumania në mënyrë aktive e mbështetet rrugën evropiane të vendit. Ajo ka ofruar ndihmë gjatë hapjes së kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian dhe ka thënë se hapja e negociatave do të jetë impuls pozitiv për tërë rajonin.

Në takimin me homologun e saj Lesh, Shekerinska ka potencuar se të dy vendet kanë interes të sinqertë që bashkëpunimi në mbrojtje të thellohet edhe më shumë. Ministri rumun Lesh ka thënë se Rumania gjithmonë do të jetë mik i besueshëm dhe aleat i Maqedonisë Veriore, duke shtuar se Shekerinskën e ka uruar për hapat e përfunduar me sukses në inkuadrimin drejt aleancës më të fuqishme ushtarake-politike të së sotmes – NATO.

Marketing