Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa theksoi se në mbledhje është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor.
Ndërsa shtoi se negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje do të zhvillohen vetëm pas certifikimit të rezultateve, ngase sipas tij, është një rezultat i ngushtë mes LDK dhe VV.
Mustafa nuk është përgjigjur se sot në këtë mbledhje është formuar apo jo Grupi punues për negociata me VV-në për koalicion pas zgjedhor.