Avokati Spartak Ngjela tha se sapo të përfundojë SPAK klasa politike është nën akuzë. Ngjela shprehet se sa herë që kërcënohen liderët se do të rrëzohen në funksion të shkeljeve shkojnë në Beograd. “Gjithë klasa politike si në Shqipëri është e trembur sepse është nën akuzë. Që kur ka dalë Kushtetuta që kemi, sapo të përfundojë SPAK këta janë të gjithë nën akuzë. Jo se po akuzohen, por me radhë do kontrollohen si shkelës të ligjit ne funksion të korrupsionit. Kjo është frika politike e humbjes së pushtetit, por këtu është më e rëndë sesa kaq. Flasim për takimin me Vuçiç. Mund të themi se ajo është kërkesë e politikës ruse para nja 6-7 muajsh, për krijimin e “Shengen-it Ballkanik”, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një sëmundje të vjetër. Sa herë që kërcënohen liderët se do të rrëzohen në funksion të shkeljeve shkojnë në Beograd. Arsyeja është sepse ai ka 2/3 e territorit shqiptar,” tha ai në Ora News.