“Higjiena komunale” vazhdon eko-aksionin në Shuto Orizarë

NP “Higjiena komunale” – Shkup sot do të fillojë aksion vjeshtor për pastrim të përgjithshëm të komunës së Shkupit, Shuto Orizarë.

Marketing

Në kuadër të aksionit, në SHF “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” do të mbahet eko-ligjeratë për veprim të drejtë me mbeturinat.

Në ligjëratë është paralajmëruar prania e kryetarit të Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, si dhe të përfaqësuesve nga NP “Higjiena komunale” – Shkup.