Gjiganti i futbollit, Milan ka pësuar humbje prej 146 milionëve në vitin e fundit.
Gazzetta Dello Sport, raporton se sasia e humbjeve është 20 milionë më shumë sesa gjatë vitit të kaluar dhe është 50 milionë më tepër sesa që Rossoneri kanë pritur.
Përjashtimi nga Europa League për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play” financiar, ka bërë që Milan të ketë të hyra më pak nga sponzorizimet dhe shitja e biletave.