Pasi Republika e Maqedonisë së Veriut nuk arriti të mer datën për nisjen e bisedimeve e BE-së, kryeministri Zoran Zaev në Qeveri po zhvillon konsultime intenzive në nivele të ndryshme. Në kumtesën e qeverisë , thuhet se në rjedhën e konsultimeve vendimet merren konform interesave më të larta të shtetit dhe qytetarëve , dhe se për vendimet e marra do të njoftohet edhe opinioni i gjërë. Gjatë ditës së sotme kryeministri Zaev komunikoi me njërëzit e parë të qeverive në Gjermani, Suedi Bullgari, Slloveni ,Maltë , liderë të tjerë evropian, si dhe me eurokomesarin Johanes Han. Nga të gjithë kryeministri ka marrë mesazh të qartë me mbështetje për Republikën e maqedonisë së veriut në vazhdimin e reformave dhe integrimeve. Liderët evropian kanë dhënë mirënjohje dhe vërtetim për të gjitha hapat që ka ndërmarë vendi dhe kanë potencuar se maqedonia e veriut dhe qytetarët e saj kanë qenë të përgaditur tërësisht për nisjen e bisedimeve por se disa vende të be-së nuk kanë qenë të përgaditura për një hap të tillë.