Partitë të gatshme për ndryshime e mënyrës së financimit të fushatave

Financimi i partive politike dhe i fushatës zgjedhore vazhdon të mbetet ndër pjesët “më të errëta” dhe të kritikuara të të gjithë cikleve zgjedhore. Partitë më të mëdha në vend nuk përjashtojnë mundësinë që kjo pjesë të jetë objekt diskutimi mes tyre për ndryshime eventuale ligjore para zgjedhjeve të planifikuara për më 12 prill. Modeli aktual i financimit të fushatës zgjedhore, sipas LSDM-së, ka qenë formë e kushtëzuar nga opozita që përpara zgjedhjeve presidenciale. LSDM-ja është e hapur për ndryshim të këtij sistemi të cilin e quan të pazbatueshëm.

Marketing

Kjo mënyrë e financimit të fushatës zgjedhore u pranua nga ana jonë, e them sinqerisht, me shantazhë. Gjatë përgatitjes së referendumit, nëse e mbani mend, ne nuk kishim zgjedhur përbërjen e KSHZ-së dhe ishim në procedurë të zgjedhjes sepse një numër i madh i ish anëtarëve dhanë dorëheqje. U kushtëzuam nga opozita, konkretisht nga VMRO-DPMNE-ja, ta pranojmë këtë formë të financimit të fushatave ose të mos formohej KSHZ-ja dhe të mos kishte referendum- deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Mançevski u referohet ndryshimeve me të cilat KSHZ-së ju dha kompetenca e përpilimit të listave të mediave, monitorimin e reklamimit politik në zgjedhje dhe kompensimin e mjeteve ndaj mediave me para direkte nga buxheti i shtetit. Vetë KSHZ-ja disa herë ka deklaruar se kjo kompetencë e re ja ka vështirësuar punën. Të hapur për rishikimin e këtyre dispozitave prononcohen edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Të gjitha opsionet janë të hapura. Nëse ekziston marrëveshje mes partive politike, pse jo? Gjithçka që është në kuadër të kornizave ligjore kohore është mirë të përfundohet. Këtu nuk shoh arsye që nëse merremi vesh, të mos e bëjmë këtë. Nëse më pyesni a jam optimist ose pesimist, unë do të zgjidhja të them se jam optimist- tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Raportet e OSBE/ODIHR-së për disa cikle me radhë kanë vendosur theksin në paqartësitë e dispozitave të Kodit zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike. Raportet e partive politike për financimin e tyre gjatë fushatës nuk janë në format të standardizuar dhe shpesh herë janë të paqarta duke lënë hapësirë për manipulime dhe fshehje të të ardhurave të tyre të donuara nga personat fizik dhe juridik, për të mbuluar shpenzimet e fushatës. Alarmin për këtë e jep edhe Qendra për liri “Civil” e cila rregullisht monitoron edhe proceset zgjedhore.

E dimë se financimi politik tashmë disa vite ka problem serioze. Pamë edhe në prag të zgjedhjeve presidenciale se ndryshimet që kishin të bënin me prezantimin mediatik të kandidatëve u sollën vetëm disa ditë, disa dhjetëra orë para se të fillojnë zgjedhjet dhe kjo ngjalli konfuzion dhe la hapësirë për dyshime për financimin politik në këtë segment. Vlerësojmë se financimi politik duhet t’i nënshtrohet rishikimit serioz- pohoi Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Partitë politike shpesh kanë tejkaluar pragun duke shpenzuar shuma marramendëse për fushatë. Sipas ligjit, raportet e tyre duhet të shqyrtohen nga Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve por deri tani opinioni nuk njeh raste të zbardhjes së keqpërdorimeve më të mëdha.

Marketing