Një delegacion i OH “El Hilal” në manifestimin e Medresesë së Luginës së Preshevës

Një delegacion i OH “El Hilal” i udhëhequr nga kryetari Behixhudin Shehapi, bashkë me sekretarin Ali ef. Sadikun dhe anëtarin e Këshillit drejtues, Irfan Isakun, me ftesë të Medresesë së Luginës së Preshevës, morën pjesë në manifestimin tradicional me rastin e ditëlindjes së Muhamed a.s.

Marketing

Në këtë eveniment merrnin pjesë edhe mysafirë tjerë nga Shqipëria, Kosova dhe Turqia. Pas fjalimeve përshëndetëse të koordinatorit të Medresesë, Ismail ef Ahmedi dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Luginës, Ibrahim ef Ahmedi, tubimin e përshëndeti edhe Behixhudin Shehapi, i cili theksoi rolin e medresesë gjatë historisë si dhe personalitetin e pejgamberit tonë.

Pas përshëndetjeve të përfaqësuesve të subjekteve politike, ligjëratë mbi figurën e të dërguarit të fundit të Zotit mbajti hoxhë Ervin Qyllafku nga Shqipëria.
Më pas pasoi një program fetaro-kulturor me leximin e një pjese të mevludit dhe video-prezantime me recitime të ndryshme.

Marketing