Gjithçka që kishin iu shkatërrua dhe pas motit të ligë që kaploi Bosnjën migrantët e kampit Vuçjak mbetën edhe pa këto tendat që i shfrytëzuan për strehim deri tani.
Edhe pse po mundohen ti rregullojnë, kjo po del të jetë shumë e vështirë. Andaj këta migrantë po kërkojnë ndihmë nga institucionet, pasi jeta këtu tashti është e pamundur.
Ndërkohë që migrantët nuk kanë ujë të pijes, tendat e tyre u vërshuan nga uji.
Në ndihmë këtyre ju doli kryqi i kuq, e derisa situata të rregullohet migrantët në këtë formë po mundohen të përballojnë temperaturat e ulëta.
Në këtë kamp, për të cilin Grupi i Mjekëve pa Kufij, kanë deklaruar se nuk i plotëson as standardet themelore për jetesë, janë të strehuar më shumë se 2 mijë njerëz.