Mbi 500 mijë aplikime për azil në BE

Më shumë se gjysmë milioni aplikime për azil u paraqitën në vendet e BE dhe në vendet anëtare të Shengenit në nëntë muajt e parë të vitit, sipas Agjencisë Europiane për Mbështetjen e Azilit (EASO).

Marketing

Përqindja e vendimeve pozitive për azil, nga janari deri në shtator të këtij viti, ishte 34%, me një rritje të lehtë në krahasim me nëntë muajt e parë të 2018, e cila ishte 33%.
Shumica e kërkesave u paraqitën nga sirianët, afganët dhe venezuelasit.

Nga të dhënat del se vendet më pak të dendura me popullsi ishin ato që i nënshtroheshin presionit më të madh.
Për shembull, në korrik, shumica e kërkesave u paraqitën në Qipro dhe Maltë, e ndjekur nga Greqia, Suedia dhe Luksemburgu.

Në veçanti, Qipro ka marrë mesatarisht rreth 1 500 kërkesa për azil për një milion banorë, pothuajse dyfishin e asaj të Maltës (700), dhe tre herë ato të Greqisë (mbi 450).