Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi mbrëmë letër kryetarit të Senatit lidhur me anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut në aleancën ushtarake NATO.
Në letër thuhet se hyrja e vendit tonë në NATO nuk do të ketë efekt të rritjes së përqindjes në pjesën e SHBA-së në buxhetin e përgjithshëm të NATO-s.
“Inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk e ulë aftësinë e SHBA-së që t’i plotësojnë detyrimet e tyre ushtarake jashtë rajonit Atlantik të Veriut”, theksoi Trump në letër. .