Njoftojmë opinionin sportiv dhe dashamirët e FC Shkupit se klubi jonë do të dhurojë donacion 10 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
Pas mbledhjes së zhvilluar të këshillit drejtues të klubit, është marrë vendim që së bashku me paratë e tubuara nga biletat dhe një shumë tjetër e konsiderueshme shtesë të kompletohen plotë 10 mijë euro për donacion drejt qytetit të Durrësit që u kamplua nga katastrofa natyrore ditën e djeshme, ku mbetën shumë njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Kjo iniciativë bëhet së bashku me Komunën e Çairit dhe tifo grupin tonë “Shvercerat”.