Rita Ora nis rindërtimin e shtëpisë së familjes Sala

26 Nëntori rezultoi të ishtë fatale për gjithë shqiptarët nga tërmeti që shkaktoi 51 të vdekur dhe mbi 900 persona të plagosur. Shumë shtete të botës ofruan ndihmën e pakushtëzuar për njerëzit e prekur nga tërmeti dhe shumë njerez publikë kanë kontribuar me mundësit e tyre.

Marketing

Një ndër ta është edhe Rita Ora. Ajo së bashku me kryetarin e bashkise Erion Veliaj kanë vendosur të sponsorizojnë rindërtimin e shtëpive të shkatëruara nga tërmeti. Këngatarja i kërkon të gjithëve të solidarizohen dhe të bëjnë diçka për t’i ndihmuar këta njerëz.

“Gëzuar Ditën e Flamurit #Albania !!! Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur për të bërë. Së bashku me Erion Veliajn kemi vendosur që të sponsorizojmë rindërtimin e shtëpive të disa familjeve të prekura nga tërmeti. Unë vetë do i ndihmoj drejtpërdrejt këto familje sa më shumë që mundem! Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala, dhe ne do të ndjekim punimet e kësaj shtepie dhe të njëjtën gjë do bëjmë për çdo familje që ka nevojë për ndihmë”, ka shkruar Rita në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/?utm_source=ig_embed