Me promovimin e Ekipit për monitorim të implementimit të Konventës së KB-së për të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe të Raportit special për realizimin e të drejtës së arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, sot në organizim të Avokatit të popullit dhe Misionit të OSBE-së në Shkup do të shënohet Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta.
Me këtë rast në promovim fjalime përshëndetëse do të kenë avokati i popullit Ixhet Memeti, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Klemens Koja dhe koordinueses së përhershme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak.
Prezantim të Konventës së KB-së për të drejtat e personave me nevoja të veçanta me fokus të nenit 33 do të mbajë Silva Peshiq – këshilltare për të drejtat e njeriut, zyra e koordinuesit të përhershëm të KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendës avokatja e popullit Vaska Bajramovska – Mustafa megjithatë do ta prezantojë Raportin e veçantë të përgatitur nga Ekipi për monitorim të implementimit të konventës së KB-së për të drejtat e personave me nevoja të veçanta lidhur me realizimin e të drejtave të arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat fillore në rajonin e Shkupit.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta – 3 Dhjetori, në organizim të CIVIL, sot në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahet panel diskutim në temë “Rampë”, dedikuar (mos)pranimin e personave me nevoja të veçanta në shoqëri, si dhe të proceseve për deinstitucionalizimin dhe anshmërinë deri tek shërbimet nga institucionet në nivel lokal dhe kombëtar.
Si panelistë në këtë temë janë paralajmëruar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Dushan Tomshiq dhe Vangel Tërkalanov nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Bllagica Dimitrovska nga Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva” Kumanovë, Sandra Peshevska Mickovska, aktiviste për të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe Xhabir Deralla nga CIVIL.