Janeva mbërrin në gjyq e shoqëruar nga policia

E dyshuara e parë e rastit “Reket” ish kryeprokurorja Katica Janeva si dhe biznesmeni Zorani Milevski Kiçec arrijnë në gjykatë. Sot nisë gjykimi për to dhe të akuzuarit Bojan Jovanovski Boki 13.

Marketing

Sipas akuzës, Kiçeec dhe Boki 13 me aminin e Katica Janevës kishin kërkuar 8 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për ta shpëtuar nga ndjekja penale për rastin “Perandoria”. Kamçev paraprakisht i ka paguar 1.5 milionë euro, ndërsa Prokuroria ka arritur që të dëshmojë se ku ka përfunduar një pjesë e parave.

Janeva është e akuzuar për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, me ç‘rast mund të dënohet me burg së paku 3 vjet. Boki dhe Kiçeec mund të dënohen me burg prej 1 deri 10 vjet për përfitim të shpërblimeve për ndikim të paligjshëm.