Krenar jemi në suksesin tënd, për arritjen e vendit të parë në kategorinë vallëzim solo bashkëkohor për fëmijë në Kampionatin Botëror. Kjo është një kënaqësi e madhe për punën tënde dhe dërgon porosi të fuqishme deri te të gjithë të rinj të jetë të motivuar dhe të merren me vallëzim apo aktivitete sportive dhe t’i realizojnë ëndrrat e tyre. Është nder i madh për shtetin tonë, të shohim në piedestal dhe të intonohet himni ynë”, tha kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në takimin me kampionin 11-të vjeçar Andi Ismaili, i cili e zuri vendin e parë në vallëzim bashkëkohor, solo për fëmijë.
Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri Zaev, me kamponin e ri Andi, prindërit e tij dhe mentorin bisedoi për përvojën në garën e kampionatit në Poloni, ku në një konkurrencë të madhe të mbi 30-të shteteve arriti të merr vendin e parë, si valltari i vetëm i cili për paraqitjen e tij mori vlerësime më të larta nga nëntë pjesëtarët e jurisë.
Kryeministri Zaev, nga Andi Ismaili, mori fotografi nga ndarja e medaljes, në të cilën kamponi i ri qëndron krenar i mbështjellur me flamurin shtetëror.
Duke i dëshiruar sukses në Kampionatin Evropian, në vallëzimin bashkëkohor dhe balet klasik, i cili në qershor të vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Shkup, kryeministri Zaev, e porositi se përpjekjet e tij dhe të Qeverisë për mbështetjen e të rinjve, për zhvillim e talentit të tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke e vlerësuar punën dhe entuziazmin e tyre.