Për shkak të mjegullës është vështirësuar komunikacioni, janë realizuar vetëm katër fluturime në aeroportin e Shkupin

Mjegulla e cila sot në mëngjes është paraqitur nëpër luginat dhe qafat malore e vështirëson komunikacionin nëpër vend. Dukshmëri të zvogëluar ka në disa akse rrugore, ndërsa në aeroportin e Shkupit janë realizuar vetëm disa fluturime, por asnjë aterrim.

Marketing

Sipas informacioneve nga LAMM, dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në Kërçovë, në qafën malore Gjavato dhe përgjatë Luginës së Vardarit. NP “Rrugët e Maqedonisë” e cila është e obliguar për mirëmbajtjen e rrugëve nëpër shtet, apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Në aeroportin e Shkupit, sipas informacioneve nga ueb faqja e tyre, sot në mëngjes nuk është realizuar asnjë aterrim, ndërsa me vonesë kanë fluturuar vetëm katër aeroplanë të “Vizer”.