Nuk iu dha asnjë shans për mbijetesë, zgjohet nga koma nëna me trurin e vdekur

Një nënë është zgjuar mrekullisht nga koma pasi mjekët i thanë se truri i saj kishte vdekur dhe se i duheshin hequr aparaturat që e mbanin në jetë

Marketing

Kertisha Brabson, nga Ohio, kaloi shtatë muaj në gjendje kome pasi shfaqi probleme në tru në shtator 2018.

Pasi u vizitua tek mjekët 31 vjeçarja u diagnostikua me encefalit të receptorit anti-NMDA, një sëmundje ku trupi lufton me qelizat e veta të trurit. Pas pak kohësh ajo ra në gjendje kome.

Mjekët i thanë familjes së saj se Kertisha kishte pësuar vdekje truri dhe se duhet ti hiqnin prizat e aparaturave që e mbanin në jetë.

“Kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj, ju bëni gjithçka që keni në dorë për ta rikthyer në jetë”– tha nëna e saj, Kertease.

Ajo nuk pranoi që vajza e saj të vdiste dhe luftoi që ta mbante në jetë.

Kertisha u dërgua në spitalin Ohio State University Wexner Medical Center dhe pas 7 muajsh në koma si edhe beteje me vdekjen u zgjua.

Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, Kertisha ishte në gjendje të festonte sezonin e festave në shtëpi me nënën, vajzën e saj, Diamonique dhe djalin e saj, Perez.