Anthony Joshua ka dhënë parashikimet e tij, për duelin e mundshëm me Deontay Wilder.
2020 mund të jetë viti për duelin më të madh të boksit në vitet e fundit; Deontay Wilder – Anthony Joshua.
AJ ka parashikuar se në një duel të mundshëm me Wilder, do ta nokautonte amerikanin brenda gjashtë raundeve.
“Ai nuk mund ta bënte atë në raundin e shtatë (fitorja ndaj Ortiz). Unë do të shkoja për ta nokautuar. Është kategori e rëndë, kampion kundër kampioni” ka thënë Joshua për ‘Sky Sports’.
“Është ndeshje serioze, kështu që unë nuk do të shkoja për të boksuar 12 raunde, për shkak edhe të forcës së tij goditëse” ka thënë tutje britaniku.
“Duhet shkuar aty për ta rrëzuar. Mos ta lë të jetë rehat në një ring me mua” ishin fjalët e Joshua.
Joshua së fundmi ka rikthyer titujt e tij të kampionit, pas duelit me Andy Ruiz JR.