Grubi: Zgjodhëm emrin dhe jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Deputeti i BDI-së Artan Grubi në fjalimin e tij në Parlament numëroi të arriturat e BDI-së gjatë këtij mandati.
Fjalimi i plotë i deputetit Artan Grubi:

Marketing

I nderuari Mandatar, ministra te propozuar,
Të nderuar qytetarë,
Më 11 dhjetor, pas dy dështimeve që te organizojmë zgjedhje te parakohshme dhe pas një situate te jashtezakonte, ne vitin 2016, me ne fund u mbajtën zgjedhje dhe rezultati doli fort i ngushte, 51 me 49 dhe BDI 10 duke u shndërruar ne faktor vendimtar dhe përcaktues.

Ne rrethana te jashtezakonta dhe shpresoj qe te mos perseriten asnjehere me, ne vendosem qe te përcaktohemi për shumice te re parlamentare e cila garantonte integrim, ndryshim kushtetute, barazi gjuhësore.

Ky mandat i kësaj perverje te legjislativit she ekzekutivit është jashtezakonisht e suksesshme për sa i perket te gjitha prioriteteve tona programore, partiake, shtetërore.

Arritëm për here te pare qe njeri nga te zgjidhet Kryetar Kuvendi, kryetar te federatës së futbollit, dhe njëjtë si edhe më herët që zgjodhem Ministër te Mbrojtjes, Ministër i Punëve të Brendshme, Avokat të shtetit dhe të popullit si dhe pozitat tjera, ky vend i joni i përbashkët vetëm ka fituar.
Bashke:

– Bëmë dygjuhësinë në të gjitha institucionet e shtetit
– Rrumbullakësuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit
– Zgjodhëm emrin, mbyllëm kontestin me Bulgarinë, ndryshuam kushtetutën

– Hymë në NATO dhe jemi në prag të anëtarësimit në Bashkim Evropian

– Rritëm rrogën minimale, rritëm rrogat në administratë, rritëm ndihmesën sociale, siguruam pagesën për fëmijën e tretë, larguam taksën radiodifuzive dhe provimin ekstern për nxënësit, punësuam, sollëm investime të huaja dhe vendore,
themeluam agjensinë dhe inspektoratin e gjuhës,
– themeluam ansamblin kombëtar, përfunduam teatrin shqiptar.
– Themeluam Ministrinë e re dhe e avancuam sekretariatin
– Miratuam Ligji për “22 nëntori”, ligji për tregjet e gjelbërta,
– përpiluam dhe Zbatuam deklaratën e përbashkët.
– Ndërtuam Shkolla, spitale, cerdhe, rrugë, infrastrukturë, salla sportive
– Hoqëm kufinjtë me Kosovën dhe Shqipërinë
– Përfunduam kufirin Bellanc – Stancic
– U nis procedura për rrugën Shkup – Bllacë
– Miratuam ligjin për kufirin Llojan – Miratoc

– Fituam zgjedhjet presidenciale, fituam zgjedhjet lokale, ngadhënjeu koncepti i konsensualitet si politike e jona
– Shpresoj qe bashke me opozitën në këtë mandat te miratojmë edhe ligjin për avancimin e administratës dhe njohjen e arsimimit gjate këtij muaji.

Këto dhe shumë të tjera i bëmë bashkë duke shënuar mandatin me te suksessshem deri me sot dhe duke zbatuar programin tone gati se ne 100% te realizimit.

Por duhet te konstatojme qe Drejtesia joselektive vijon te zbatohet nga prokuroria dhe gjyqesori te cilet veprojne dhe vendosin sipas telefonates e jo sipas ligjit.

pikeriaut kjo paraqet prioritet tonin te ardhshem bashke me me luften kunder Korupsionit dhe krimit te organizuar.

Kete mangesi qe pengon sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe barazine duhet te zgjidhen me instrumentin e VETINGUT.
Pa e zgjatur me teper, ne sot po realizojme nje obligim ligjor per te zgjedhur qeverine teknike per te zbatuar zgjedhjet e parakoheshme.

Ju qe jeni ketu, e dini se tek ky moment erdhi pas mbledhjes se keshillit te bashkimit evropian ne muajin tetor te vitit te kaluar.

Pikerisht ky eshte mesazhi per kete qeveri dhe per cdo tjeter qe vjen ne te ardhmen.

Mesazhi eshte:
Kthim mbrapa nga Marrevehja e Ohrit, marreveshja e Prespes dhe ajo e fqinjesise se mire nuk ka dhe nuk mund te kete, as nga kjo, e as nga cilado qeveri.
Ju uroj pune te mbare