Më e kërkuara, më e paguara!
Kështu ka qenë viti që lamë pas për Taynën.
Reperja e njohur ka mbushur çdo diskotekë ku ka performuar duke thyer çdo rekord të mundshëm, shpesh edhe me nga dy data brenda një nate.
Por, të paktën për një kohë, ajo duket se do t’i mungojë fansave në këtë formë.
Përmes rrjeteve sociale, bashkë me menaxherin e saj, Rinor Hykolli, artistja ka zbuluar se është koha për pak pushim.
‘Prej sot pak pushim, ti lojm me bo naj lek tjerët. S’ka koncerte mo’ – shprehet Hykolli teksa këngëtarja ka deklaruar se turi ka qenë i lodhshëm por i bukur.
Mbetet të shihet se kur do t’i kthehet këngëtarja koncerteve mirëpo deri atëherë, pa dyshim se nuk do të na mungojë përmes këngëve.