Shpërthime pranë bazës amerikane dhe ambasadës së SHBA-ve në Irak

Tri raketa thuhet se kanë rënë pranë bazës ushtarake “Balad”, 80 km në veri të Bagdadit, në të cilën qëndrojnë trupa amerikane, sipas mediave të ndryshme në rajon.

Marketing

Ndërkohë, Al Xhazira ka raportuar se dy shpërthime të tjera janë dëgjuar në të njëjtën kohë pranë ambasadës amerikane në Bagdad.

Origjina e raketave dhe dëmet e mundshme, nëse ka, mbeten ende për t’u konfirmuar.